Kolegji i Posaçëm i Apelimit i vlerëson si jo bindëse dhe në kundërshtim me provat deklarimet e ish-Kryetarit të Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci dhe konkludon se ai ka fshehur një apartament në Tiranë duke u përpjekur të manipulojë të vërtetën – si dhe se është përpjekur të shmangi dhënien e shpjegimeve për arsyet që […]
Tag: Gjyqtar
KPA: Pretendimet e gjyqtarit të ‘El Classico’ ndaj KPK-së, të pavërteta dhe të papabazuara
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vëren se sjellja e ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petraq Dhimitri duket se demonstron një përpjekje të tijën për t’iu shmangur përgjegjësive në raport me procesin e vetingut, duke vështirësuar komunikimin e Komisionit me të, në kundërshtim me detyrimin ligjor për bashkëpunim.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Olsi Xhavella
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të enjten nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Korçë, Olsi Xhavella.
Blerja e apartamentit penalizoi gjyqtarin Bib Ndreca
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se gjyqtari Bib Ndreca ka vepruar në kundërshtim me rregullat e etikës, pasi me veprime aktive ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës për blerjen e të drejtave për apartamentin ku jeton në mungesë të palës tjetër. Gjithashtu, Komisioni konstaton se Ndreca nuk ka pasur mundësi financiare për pagesën e […]
Gjyqtari Olsi Xhavella përballet në KPK me pyetje për pasurinë dhe profesionalizmin
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Korçës Olsi Xhavella u përball me pyetje lidhur me të ardhurat e ligjshme të nënës dhe vjehrrit, ndërsa u pyet nga anëtari i ONM mbi vendimin e pafajësisë në një rast dhune në familje ndaj një bashkëshorti të akuzuar për përndjekje.
KPK e shkarkoi gjyqtarin Shkëlqim Mustafa për kriterin e pasurisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Mustafa ka fshehur pasurinë, ka bërë deklarim të rremë dhe ka mungesë burimesh të ligjshme për pasurinë e deklaruar.