Kryetari i Gjykatës së Elbasanit Sulejman Kurti në seancë dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 4 nëntor 2019. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
Analiza KPK Vendi

Ish-kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti nuk justifikoi dot dy shtëpi para KPK

Suljeman Kurti nuk e bindi dot Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se për ndërtimin e shtëpisë në Librazhd kishte përdorur 14 mijë tulla dhe gëlqere që i kishte prodhuar vetë në mënyrë artizanale. Nga analiza financiare rezultoi se ai nuk kishte patur mundësi financiare edhe për blerjen e një apartamenti në Tiranë.