Gjyqtari Arbër Çela në KPA | Foto: Edmond Hoxhaj
KPA Lajme Veting

Kolegji njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtarit Arbër Çela

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 28 shtator me parashtrimet e Komisioneres Publike, Irena Nino për ankimin e ngritur ndaj konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela, si dhe me pretendimet e këtij të fundit. Nino u qëndroi shkaqeve të ankimit duke konstatuar pobleme në kriterin e pasurisë […]

Prokurori i Elbasanit, Artur Ismajlukaj pas konfirmimit. Foto:Vladimir Karaj/BIRN
KP Lajme Veting

Komisionerja Publike ankimon në Kolegj konfirmimin e prokurorit Artur Ismajlukaj

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të martën më 19 shtator vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj. Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që e cilësoi të kotë vendimarrjen e Komisionit lidhur me transferimin për verifikim pranë Inspektorit të Lartë […]

Prokurorja e prokurorisë së Rrehtit Gjyqësor Tiranë, Mirela Zavalani, datë 13 qershor 2023. Foto: BIRN
KP Lajme

Konfirmimi i prokurores Mirela Zavalani ankimohet në Kolegj

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të enjten më 27 korrik vendimarrjen Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores Mirela Zavalani. Sipas Ninos, vendimi i Komisionit nuk është në pajtueshmëri të plotë me gjendjen e fakteve dhe provave të administruar në fashikull, për krijimin e bindjes se subjekti i rivlerësimit arrin […]

Gjyqtari Erarbër Madhi dhe avokati i tij, Julian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

KPA vendos shkarkimin e gjyqtarit Erarbër Madhi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 27 korrik të ndryshojë vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Tiranë, Erarbër Madhi dhe e shkarkoi atë për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për fshehje në emër të nënës të një apartamenti dhe një […]

Prokurori Ylli Bashaj, pas seancës në KPK. Foto:Malton Dibra/LSA
KP Lajme Veting

Komisionerja Publike ankimon vendimin e KPK për prokurorin Ylli Bashaj

Pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM dorëzuar institucionit të Komisonerëve Publikë lidhur me vendimarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj, Komisionerja Irena Nino ushtroi ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të mërkurën më 12 korrik. Nino çmon se rrethanat e rezultuara nga hetimi administrativ i Komisionit […]

Gjyqtari Erarbër Madhi dhe avokati i tij, Julian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

Kolegji riçel hetimin për çështjen ndaj Erarbër Madhit

Gjyqtari Erarbër Madhi u pyet gjërësisht të martën, gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nga vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler, mbi marrëdhëniet me prindërit dhe burimin e pasurisë që përfshin një apartament dhe disa milion lekë në likujditete. Paratë, një shumë prej 350 mijë dollarësh të deklaruara si të ardhura nga puna e babait […]