Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 27 korrik të ndryshojë vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Tiranë, Erarbër Madhi dhe e shkarkoi atë nga detyra për fshehje në emër të nënës të një apartamenti dhe investimi në bono thesari, duke çmuar se është […]
Tag: Irena Nino
KPA njihet me konkluzionet në çështjen e prokurorit Naim Tota
Komisionerja Publike, Irena Nino dhe prokurori i Tiranës, Naim Tota u qëndruan parashtrimeve dhe kërkimeve të tyre edhe gjatë konkluzioneve përfundimtare të enjten më 7 dhjetor. Nino kërkoi shkarkimin e Totës për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe probleme në aspektin profesional, ndërsa subjekti i rivlerësimit e kundërshtoi duke i cilësuar konstatimet të pargumentuara dhe […]
KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurorit Naim Tota
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 30 nëntor me parashtrimet në çështjen për prokurorin e Tiranës, Naim Tota dhe pasi pranoi tre akte të dorëzuara nga ky i fundit, mbylli hetimin gjyqësor dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare pas një jave. Komisionerja Publike, Irena Nino parashtroi shkaqet e ankimit […]
Komisionerja Publike ankimon në Kolegj prokuroren Suela Salavaçi
Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të mërkurën më 22 nëntor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi duke vlerësuar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm për t’u konfirmuar në detyrë. Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që çmoi se […]
Konfirmimi i prokurorit Agron Bushati ankimohet në Kolegj
Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të premten më 3 nëntor vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati, duke kërkuar shkarkimin e tij për probleme në kriterin profesional, si dhe evidenton se mosveprimet e këtij subjekti në hetimin e disa procedimeve, si dhe në një rast nxjerrja e armëve të ftohta nga […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtarit Arbër Çela
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 3 nëntor vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela. Gjyqtari Çela u konfirmua në detyrë më 7 dhjetor 2022, por Komisionerja Publike, Irena Nino e gjeti të pabazuar […]






