Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 17 shkurt lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtarit të Apelit Durrës, Izet Dushaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtare gjyqtaret Albana Shtylla, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas […]
Tag: Izet Dushaj
KPK: Gjyqtari Izet Dushaj simuloi transaksione për justifikimin e burimeve të pasurisë
Gjyqtari i Apelit Durrës, Izet Dushaj u gjet me balancë negative në krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, pasi veprimet dhe pretendimet e tij lidhur me sigurimin e burimeve dhe kohën e pagesës së kësteve për shlyerjen e çmimit të një apartamenti në Tiranë, u vlerësuan të pavërteta dhe fiktive.


