Përgjatë tetë viteve të fundit, korpusi prej 805 gjyqtarësh, prokurorësh dhe ndihmësish ligjorë të vendit kaloi nëpër filtrat e vetingut – një proces kyç i reformës në drejtësi, që mbylli siparin me vendimet e fundit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit më 5 mars. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se 442 subjekte rivlerësimi […]
Tag: Julian Mërtiri
KPA pushon çështjen e ndihmësit ligjor, Ervin Aliu
Kolegji Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 27 shkurt vendimin për pushimin e çështjes së vetingut të ndihmësit ligjor të Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu, pas heqjes dorë prej ankimit nga ana e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho. Për rrjedhojë, mbetet në fuqi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, […]
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Aurel Zarka
Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqësoi drejtuesin e SPAK pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kërkoi të martën shkarkimin nga detyra të prokurorit Aurel Zarka për cënimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Lidhur me kriterin e figurës, Xholi konstatoi se Autoriteti për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK ka ndryshuar konstatimin fillestar […]
Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Arben Agovi paraqesin parashtrimet në KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 28 tetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi. Prokurori Klodian Braho i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje, parashtroi shkaqet e ankimit që lidhen me kriterin e profesionalizmit. Sipas Brahos, nga verifikimi i çështjeve profesionale, konstatohet […]
KPA nis shqyrtimin e vetingut të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u njoh të hënën më 6 tetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar në korrik të vitit 2024 për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”, vepra penale për të cilat u dënua në muajin maj […]
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Erjon Shehaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 19 mars me parashtrimet në çështjen e drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, konfirmimi të cilit u ankimua për probleme në kriterin profesional. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani parashtroi shkaqet e ankimit duke konstatuar mangësi profesionale, që sipas tij e bëjnë subjektin e […]





