Gjyqtarja Shefkie Demiraj gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Gjyqtarja Shefkie Demiraj jep shpjegime për problemet në kriterin e pasurisë

Gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj) u përball të hënën më 26 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati për rreth pesë orë dha shpjegime për barrën e provës për pasurinë dhe gjetjet në kriterin profesional. Ndërkohë, Demiraj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut […]

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervisa Hyka –Prokuroria e Fierit
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervisa Hyka –Prokuroria e Fierit

Prokurorja Ervisa Hyka e Prokurorisë së Fierit do të përballet të martën më 27 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Ervisa Hyka përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë […]

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë shpalljes së vendimit për gjyqtaren Blerta Marku. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Gjyqtarja Blerta Marku shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 26 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Blerta Marku. Subjekti i rivlerësimit nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, kur mori pjesë vetëm përfaqësuesja e saj ligjore, avokatja Irena Reso. Gjatë seancës dëgjimore më 22 shtator, […]

Skeda e pasurisë së deklaruar –Shefkie Demiraj – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar –Shefkie Demiraj – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Shefkie Mataj (Demiraj) e Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën më 26 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe […]

Nga seanca në KPK e prokurorit të Korçës, Edmond Shytko. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Veting

KPK gjen me bilanc negativ prokurorin e Korçës, Edmond Shytko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të premten një seancë të gjatë dëgjimore me prokurorin e Korçës, Edmond Shytko. Shytko ishte hetuar për të tre kriteret, por iu kalua barrë prove për pasurinë dhe profesionalizmin. Sipas KPK në një analizë përfundimtare, prokurori rezultonte me një bilanc negativ prej 5.4 milion lekësh, që kryesisht ndikohej nga […]