Skeda e pasurisë së deklaruar –Shefkie Demiraj – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar –Shefkie Demiraj – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Shefkie Mataj (Demiraj) e Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën më 26 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006, Demiraj e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Shefkie Mataj (Demiraj) nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga Shefkie Mataj (Demiraj).

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Shefkie Demiraj zotëronte pasuri familjare të deklaruar me vlerën 30 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 80.4 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 67.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 11.1 milionë lekësh, kursime në cash prej 1 milion lekësh si dhe një automjet me vlerë 450 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 44.3 milionë lekë, nga të cilat 28% burojnë nga paga si gjyqtare e Znj. Demiraj, 24% nga pagat e familjarëve dhe gati 48% nga donacione, kompensimi i një parcele toke dhe burime të tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e ndryshme ndër vite lidhur me një shtëpi banimi të ndërtuar përggjatë viteve 1998-2012 dhe të legalizuar.

Në deklaratën fillestare të vitit 2003, subjekti Shefkie Mataj (Demiraj) deklaron të zotërojë pasuri të paluajtshme “shtëpi banimi” me vlerë 30,000,000 lekë. Në vitin 2004, ajo deklaron tokë truall me sipërfaqe 400 m2 me vlerë 1,500,000 lekë dhe shtëpi banimi me sipërfaqe 180 m2, e papërfunduar.

Në vitin 2012 deklarohet legalizimi i shtëpisë së banimit 3 katëshe+ papafingo si dhe regjistrim në ZRPP më vlerë 15,000,000 lekë. Ndërsa një vit më pas, subjekti deklaron rivlerësimin e shtëpisë së banimit ‘4 katëshe dhe truallit me sipërfaqe 461.5 m2’ në vlerën 67,766,719 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *