Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të hënën, më 2 qershor, të përfundojë procesin e vetingut për gjyqtarin e Vlorës, Arqile Basho, pa një vendim përfundimtar. Basho u shkarkua nga detyra më 15 dhjetor 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, për pamundësi në krijimin e pasurive, fshehjen e dy apartamenteve dhe të […]
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të martën, më 27 maj, ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu, dhe e riktheu atë në detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 5 maj vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj. Prokurori Hysni Mulaj u kaloi vetingun në shkallën e parë më 8 qershor 2022. Në fillim KPK e gjeti […]
Drejtuesi i SPAK heq dorë nga kërkimi për shkarkimin e prokurorit Hysni Mulaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 7 prill me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj, lidhur me pretendimet e ngritura në ankimin e ish-Komisioneres Publike, Irena Nino që kërkoi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi me argumentin se nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë. […]
KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Ermira Dedja
Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të martën më 25 mars ndryshimin e vendimit të Komisionit lidhur me shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës, Ermira Dedja dhe e konfirmoi atë duke e rikthyer në funksonin e saj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, […]
KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Guximtar Boçi për problemet e pasurisë
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi u shkarkua nga detyra më 10 maj të vitit 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe fshehje të pasurisë, si dhe kishte cenuar besimin e publikut në transaksionet e disa pronave. Audio-regjistrimi i publikuar në emisionin “Stop” në vitin 2016, sipas […]





