Edina Kurti, prokurore e Prokurorisë Durrës: Foto Edmond Hoxhaj
Analiza KPK Veting

KPK me dy qëndrime: Si u përmbys balanca negative për prokuroren Edina Kurti

Prokurorja e Durrësit, Edina Kurti u konfirmua në detyrë më 1 nëntor 2022, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, i konsideroi bindëse shpjegimet e saj për pasurinë duke e përmbysur balancën negative, ndërkohë që problemet në kriterin profesional u konsideruan jodomethënëse. Kurti e vijoi detyrën bazuar në votat e kryesueses […]

Prokurorja Irma Balli pas vendimit të KPK-së që e rikthen në detyrë. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 23 janar 2023, vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Apelit të Korçës, Irma Balli, duke rrëzuar vendimarrjen e katër viteve më parë për shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Irma Balli u shkarkua fillimisht nga KPK më 19 shkurt 2019, pasi u […]

Trupa e KPK-së gjatë  një shpallje vendimi.
KPK Veting

Edmond Kariqi dha dorëheqjen pas dënimit për “korrupsion”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 19 janar 2021 të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokurorin Edmond Kariqi, për shkak të dorëheqjes së tij si dhe i hoqi të drejtën e rikthimit në sistemit të drejtësisë për 15 vjet. Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet se hetimi administrativ në kuadër të procesit […]

Gjyqtarja Teuta Hoxha dhe avokati Viktor Gumi pas seancës në KPK. Foto:Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK Veting

Teuta Hoxha u shkarkua për balancat negative dhe ‘fshehjen e një apartamenti’

Gjyqtarja e Tiranës, Teuta Hoxha u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 22 nëntor 2022, pasi u konstatuan balanca negative në vlera të mëdha për krijimin e pasurive si dhe u ngritën dyshime për fshehjen e një apartamenti në emër të familjarëve. Hoxha i kundërshtoi barrat e provës dhe kërkoi […]

Gjyqtari Paulin Çera pas vendimit të KPK. Foto:BIRN
KPK Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Paulin Çera

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Durrësit Paulin Çera. Çera u konfirmua në detyrë, pas rivlerësimit në të tre kriteret. Procesi i vetingut për gjyqtarin Çera u krye nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në […]