Gjyqtari Paulin Çera pas vendimit të KPK. Foto:BIRN
KPK Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Paulin Çera

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Durrësit Paulin Çera. Çera u konfirmua në detyrë, pas rivlerësimit në të tre kriteret.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Çera u krye nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Gjatë seancës dëgjimore Çerës iu kërkuan shpjegime mbi deklarimin e adresave të banimit dhe banimin në një shtëpi pa qira gjatë periudhës tetor 2012 – janar 2017, kur ai ndiqte shkollën e Magjistraturës si dhe gjatë një periudhe kur ka ushtruar funksionin e gjyqtarit. Çera dha shpjegime për rastin dhe për disa çështje që ishin marrë në shqyrtim nga KPK.

Paulin Çera përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *