Prokurori Ilir Turja pas seancës dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Prokurori Ilir Turja përballet me dyshime për fshehjen e një vile në plazh

Prokurori i Prokurorisë së Durrësit, Ilir Turja u përball të enjten më 3 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi analizën financiare që e kishte nxjerrë me mungesa të mëdha financiare për ndëtimin e një objekti të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur […]

Prokurori Ols Dado pas shpalljes së vendimit të konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Prokurori Ols Dado konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 3 nëntor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Ols Dado. Gjatë seancës dëgjimore më 1 nëntor, Komisioni nuk  relatoi gjetje për të cilat i ishte kaluar barrë prove, në asnjë prej kritereve të rivlerësimit. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Dado u […]

Kudusi Shahu në seanë Dëgjimore Foto nga BIRN/ Edmond Hoxhaj
KPK Veting

Prokurori Kudusi Shahu përballet me balanca negative në vlera të mëdha

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Kudusi Shahu u përball të mërkurën më 2 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë, si dhe balanca negative në vlera të mëdha për krijimin e tyre. Shahu paraqiti në seancë karrierën e tij profesionale […]

Gjyqtarja Nurjeta Pogaçe (Tafa) | Foto: BIRN/Edmond Hoxhaj
KPK Veting

Gjyqtarja Nurjeta Pogaçe (Tafa) konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 2 nëntor 2022 vendimin për konfirmimin në detyre të gjyqtares së Durrësit, Nurjeta Pogaçe (Tafa). Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar te hënën […]