Skeda e pasurisë së deklaruar –Ilir Turja –Prokuroria e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ilir Turja –Prokuroria e Durrësit

Prokurori i Prokurorisë së Durrësit, Ilir Turja po përballet të enjten më 3 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Ilir Turja e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Ilir Turja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Durrësit, Ilir Turja.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Ilir Turja zotëronte pasuri me vlerë 300 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare është 6.6 milionë lekë.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 4.8 milionë lekë, automjet me vlerë 1.8 milionë lekë dhe likujditete bankare prej gati 35 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 17.6 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e tij nga funksioni, 37% nga aktiviteti privat i bashkëshortes dhe 11% nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se pjesa kryesore e pasurisë është në pronësinë e bashkëshortes dhe është deklaruar prej saj në vitin 2009, konkretisht një apartament me vlerë 35 mijë euro dhe një automjet me vlerë 11 mijë euro.

Gjithashtu në vitin 2010, subjekti deklaron marrjen e një kredie bankare me vlerë 6 milionë lekë, por mungon në deklaratë qëllimi i kësaj kredie.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *