Gjyqtari Arben Kostandini pas vendimit të KPK.
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 15 mars 2023 vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Arben Kostandini. Vendimi për largimin e Kostandinit nga sistemi i drejtësisë u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore me 9 mars, gjyqtari Kostandini dha shpjegime për ndërtimin e një shtese në banesën e përfituar nëpërmjet privatizimit si dhe burimet financiare që shërbyen për të; për një apartament të blerë thuajse në gjysmën e çmimit si dhe për konstatimet në kriterin profesional. Nga analiza financiare paraprake për periudhën 2003-2016, Komisioni ka konstatuar pamundësi financiare në vlerën totale 9.3 milionë lekë. Kostandini e kundërshtoi barrën e provës dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Arben Kostandini e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ai punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *