Gjyqtarja Rexhina Merlika pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Rexhina Merlika

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 13 mars 2023 vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Rexhina Merlika. Vendimi u mor nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon.

Gjatë seancës dëgjimore më 9 mars 2023, Komisioni konstatoi balanca negative në krijimin e pasurive, që sipas relatimit, kishin ardhur si rrjedhojë e mosvërtetimit të burimit të ligjshëm të disa huave dhe një pjese të dhurimeve nga vëllai, të cilat nuk ishin konsideruar në analizën financiare.

Ndërsa gjyqtarja Merlika pretendoi se kishte arritur të kundërshtonte barrën e provës me prova të reja, të cilat i kishte siguruar pasi ishte njohur me raportin paraprak të Komisionit.

KPK nuk konstatoi probleme në kriterin e figurës dhe për profesionalizmin.

Rexhina Merlika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokurore dhe është emëruar kryetare e Gjykatës së Krujës në vitin 1993. Prej vitit 2013 dhe deri në momentin e shkarkimit, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *