Skeda e pasurisë së deklaruar –Kudusi Shahu –Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Kudusi Shahu –Prokuroria e Tiranës

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Kudusi Shahu do të përballet të mërkurën më 2 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Kudusi Shahu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Kudusi Shahu nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori i Tiranës, Kudusi Shahu.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Kudusi Shahu deklaronte pasuri me vlerë 4.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 25.8 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 23.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.8 milionë lekësh dhe kursime në cash prej rreth 869 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 36.3 milionë lekë, nga të cilat gati 54% kanë si burim pagën e subjektit, 29% pagën e bashkëshortes, 10% të ardhurat nga qiratë si dhe 1% nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti i rivlerësimit, Kudusi Shahu rezulton me burime financiare të pamjaftueshme në vlerë 3,061,640 lekë për të mbuluar shtesë aseti apartament banimi në vlerë 57,000 euro në vitin 2009. Si burim financimi, ai deklaron një hua prej 30 mijë eurosh të marrë nga një kushëri, ndërsa ka mbetur ende një detyrim i pashlyer prej 10 mijë eurosh.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” që lidhen me transaksionet e blerjes së pronave dhe huatë nga familjarët.

Më konkretisht në vitin 2004, subjekti Kudusi Shahu deklaron shitjen e apartamentit ekzistues të banimit me vlerë 2,000,000 lekë dhe shtesë banese private 1/5 pjesë takuese, për të cilën nuk jep vlerë aseti.

Në vitin 2006, subjekti deklaron shtesë apartament banimi në vlerë 50,000 euro, me burim kryesor financimi hua prej 5,000,000 lekë marrë nga të afërmit.

Në vitin 2013 subjekti deklaron detyrim 30,000 euro “të deklaruar më parë”, i cili rezulton i pashlyer deri më 31.12.2018.

Në vitin 2017, subjekti deklaron shtesë tokë truall me vlerë 50,000 euro me burim kryesor financimi një kredi bankare në vlerë 40,000 euro dhe 10 mijë euro nga depozita e tij bankare.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *