Gjyqtarja Eda Kaja e Gjykatës së Rrethit Durrës, pas vendimit të KPK. Foto:Vladimir Karaj
KPA Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e Eda Kajës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 31 tetor 2022 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Durrësit, Eda Kaja.

Eda Kaja u shkarkua nga detyra më 16 nëntor 2021 pasi prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasurinë; deklarim të rremë dhe veprime fiktive; se ka zhvilluar procese gjyqësore në situatë konflikti interesi; është gjendur në papajtueshmëri me detyrën në zotërimin e aksioneve në një kantinë pijesh; si dhe në pamundësi financiare në shumën 8 milionë lekë për të justifikuar investimet dhe shpenzimet e kryera ndër vite.

Vendimi i KPK u ankimua nga Kaja, por trupa e KPA e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomon, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, me shumicë votash vendosi të lërë në fuqi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi.

Eda Kaja e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 si ndihmës gjyqtare dhe u emërua në funksionin e gjyqtares në 1994-ën. Ajo punoi për dy dekada si gjyqtare e Gjykatës së Durrësit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *