Skeda e pasurisë së deklaruar –Alfred Agolli –Prokuroria e Apelit Gjirokastër
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Alfred Agolli –Prokuroria e Apelit Gjirokastër

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli do të përballet të enjten më 4 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Agollin përbëhet nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Alfred Agolli e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1998 dhe ka ushtruar funksionin fillimisht në prokuroritë e Gjirokastrës. Në vitin 2008, Agolli është emëruar drejtues i Prokurorisë së Sarandës ndërsa në vitin 2013 është promovuar drejtues i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Alfred Agolli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfred Agolli për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Alfred Agolli zotëronte vetëm një makinë me vlerë 200 mijë lekë në vitin 2003, kur deklaroi interesat e tij private për herë të parë pranë ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 5.7 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 396 mijë lekësh. Pasuria përbëhet nga një apartament me vlerë 3 milionë lekë, kursime në cash prej 1.3 milionë lekësh, likujditete bankare prej 1.1 milionë si dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.6 milionë lekë. Mbi 66% e të ardhurave burojnë nga paga për shkak të funksionit e Z.Agolli, ndërsa paga e familjarëve zë rreth 32%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua prej 1 milion lekësh që prokurori i ka marrë kunatit në vitin 2012 për të shlyer kredinë e shtëpisë. Huaja është shlyer plotësisht në vitin 2015.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitit 2003

Deklarata e pasurise për vitit 2004

Deklarata e pasurisë për vitit 2005

Deklarata e pasurise për vitit 2006

Deklarata e pasurisë për vitit 2007

Deklarata e pasurisë për vitit 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *