Skeda e pasurisë së deklaruar –Shkëlqim Mustafa –Gjykata e Apelit Tiranë
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Shkëlqim Mustafa –Gjykata e Apelit Tiranë

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Mustafa do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari Shkëlqim Mustafa i Gjykatës së Apelit të Tiranës do të përballet të hënën më 11 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari.

Shkëlqim Mustafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar përgjatë një dekade si gjyqtar në Gjykatën e Gjirokastrës. Në vitin 2010, Mustafa u transferua si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar familjare të gjyqtarit Shkëlqim Mustafa nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Mustafa.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtari Shkëlqim Mustafa deklaronte pasuri me vlerë 383 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e rreth 4.5 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, Mustafa zotëron asete të dhëna hua prej 3.8 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë rreth 694 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.7 milionë lekë, nga të cilat 61% burojnë nga paga e Z. Mustafa dhe 15% nga pagat e familjarëve. Subjekti deklaron gjithashtu të ardhura në masën 23% të totalit nga shitja e një apartamenti në Gjirokastër.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” diferencën e konsiderueshme në shitblerjen e një apartamenti në Gjirokastër si dhe dhënien e një huaje.

Në vitin 2006, subjekti Shkëlqim Mustafa deklaroi blerjen e një apartamenti në Gjirokastër në vlerën e 3.7 milionë lekëve, i shitur më pas në vitin 2010 për 60 mijë euro. Pas transferimit në Tiranë në vitin 2010, Z.Mustafa nuk deklaron blerje pasurie të patundshme dhe as shpenzime qiraje.

Pas shitjes së apartamentit në vitin 2010, Mustafa deklaron se 38 mijë euro i ka dhënë hua një miku familjar. Deri në fund të vitit 2017, subjektit i janë kthyer vetëm 10 mijë euro nga shuma totale e huasë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009   

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *