Skeda e pasurisë së deklaruar – Majlinda Andrea – Ish anëtare e Gjykatës së Lartë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Majlinda Andrea – Ish anëtare e Gjykatës së Lartë

Majlinda Andrea, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë që u dënua me shërbim prove për korrupsion, pritet të përballet të hënën më 15 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Alma Faskaj.

Majlinda Andrea e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2008, Andrea u emërua anëtare e Gjykatës së Lartë dhe e ushtroi detyrën deri në vitin 2016, kur u përball me akuzat për mitmarrje.

Në vitin 2017, Andrea u dënua me 4 vjet burg nga Gjykata e Lartë dhe e kreu dënimin me shërbim prove.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për magjistratët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të ish-gjyqtares Majlinda Andrea nga viti 2003 deri në fund të vitit 2014. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga ish-gjyqtarja Majlinda Andrea.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Andrea zotëronte pasuri familjare me vlerë 6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2014, pasuria e saj familjare kap vlerën e 26.2 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2014, Andrea zotëronte familjarisht 16.3 milionë lekë likujditete bankare, 8 milionë lekë pasuri të patundshme, 900 mijë lekë kursime në cash si dhe automjet me vlerë 500 mijë lekë. Gjithashtu, bashkëshorti i subjektit zotëron pjesë në kapital me vlerë 484 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 27.3 milionë lekë, nga të cilat rreth 55 për qind kanë si burim pagën e subjektit, rreth 31% pagat e familjarëve, 7.3% të ardhurat nga biznesi dhe 5.4 për qind nga shitja e pasurive të luajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultojnë me probleme.

Ish – gjyqtarja Majlinda Andrea gjatë periudhës deklaruese 2003-2014, rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për dy vite; përkatësisht në vitin 2008 në shumën 19,360 lekë dhe 2013 në shumën 487,434 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet mesatare të konsumit.

Gjatë viteve të ushtrimit të detyrës, nga subjekti dhe bashkëshorti i saj janë kryer transaksione të shpeshta të shitbjerjes së automjeteve, ku çmimi i shitjes është më i lartë se ai i blerjes.

Në vitin 2006, bashkëshorti i subjektit deklaron ndërtim banese mbi truallin 500m2 në pronësi të tij. Kostot e ndërtimit janë mbuluar nga prindërit e tij dhe në përfundim të ndërtimit, trualli bashkë me ndërtesën i është dhuruar prindërve.

Në vitin 2007 deklarohet prenotim apartament banimi 58 m2 në Sarandë me kontrate porosie, ku është paguar 20,000 euro me burim kredi bankare. Nuk është e qartë sa është çmimi i plotë i apartamentit të prenotuar.

Në 2010 deklarohet investim në kapitalin e një shoqërie tregtare me burim hua në masën 600,000 lekë, pa afat shlyerje.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003 

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *