Skeda e pasurisë së deklaruar - Julian Zonja – Prokuroria e Tiranës
KPA Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Julian Zonja – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Julian Zonja i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të hënën më 15 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Xhensila Pine.

Julian Zonja përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Julian Zonja nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Julian Zonja.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Julian Zonja nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 10.3 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.6 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe automjet me një vlerë të përafërt.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 26.6 milionë lekë, nga të cilat 57% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni dhe 42% pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” burimet financiare për shlyerjen e një kredie bankare.

Në vitin 2011, subjekti Julian Zonja deklaron shtesë pasurie të paluajtshme ‘apartament banimi’ në Tiranë me vlerë 55,000 euro, me burim financimi kredi bankare në vlerë 6,200,000 lekë.

Në vitin 2015, subjekti deklaron që me datë 02.04.2015 është mbyllur kredia në shumën 1,150,000 ALL me lekët e grumbulluara deri në fund të vitit 2014.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *