Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën më 15 janar të deklarojë fajtore ish-kryetaren e Bashkisë Patos, Rajonda Balilaj për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim me tre vartës të saj, të cilët edhe këta u deklaruan fajtorë […]
Tag: Para
Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut. […]
Nga Qipro në Kanada: Dy shqiptarë nën hetim për skemë pastrimi parash
Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten më 20 dhjetor ndalimin e dy personave të akuzuar se nëpërmjet kompanive guaskë jashtë vendit, transferuan gjatë dy viteve rreth 11 milionë euro në drejtim të shoqërive shqiptare, me destinacion përfundimtar Kanadanë. Sipas prokurorisë, 34-vjeçari D.G. nga Tirana dhe bashkëpunëtorja e tij, A.M. 41 vjeçe nga Lezha, kanë organizuar […]
Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj
Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e tij dhe personave të tjerë për zbutje të masave të sigurimit. Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të […]
Xhelal Rraja, aleat i Durim Bamit kundër Arben Ndokës, arrestohet
Arratia e Xhelal Rrajës, kreut të dyshuar të një bande kriminale me bazë në Nikël të Krujës, mori fund mesditën e së mërkurës, pasi policia e arrestoi në një vendodhje të pacaktuar. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i Rrajës u realizua “pas një pune të mirëfilltë hetimore”. Rraja u bë i njohur për publikun në […]
Zvarritje dhe zhvatje: Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kallëzimeve në Prokurori
Një ditë para vdekjes së tij tragjike, Pal Trashaj besonte ende te drejtësia. Pas denoncimeve të shpeshta publike dhe zyrtare për një skemë mashtrimi me mikrokreditë, 63- vjeçari nga Lezha kapërceu më 2 korrik portën e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë në kërkim të një takimi me një oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai […]






