Gjyqtarja Nurjeta Pogaçe (Tafa) | Foto: BIRN/Edmond Hoxhaj
KPK Veting

Gjyqtarja Nurjeta Pogaçe (Tafa) konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 2 nëntor 2022 vendimin për konfirmimin në detyre të gjyqtares së Durrësit, Nurjeta Pogaçe (Tafa). Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar te hënën më 31 tetor, Pogaçe dha shpjegime të përmbledhura lidhur gjetjet e Komisionit në të tre kriteret e rivlerësimit.

Pasi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe stazhin në Gjykatën  Tiranës, Nurjeta Pogaçe (Tafa) u emërua në vitin 2015 në Gjykatën e Durrësit, ku dhe vijon ta ushtrojë detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *