Prokurorja Alma Bramo pas vendimit për konfirmimin në detyrë. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Alma Bramo konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Matit, Alma Bramo. Rivlerësimi për prokuroren Bramo u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore më 31 maj, prokurorja Alma Bramo u pyet në lidhje me burimet financiare për një apartament të blerë nga e ëma 10 vjet para fillimit të detyrës si prokurore, si dhe iu kërkuan shpjegime mbi saktësinë e deklarimit të këtyre burimeve.

Prej vitit 2000, Alma Bramo ka punuar si oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Lushnjës dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Bramo u emërua prokurore në nëntor të vitit 2015 dhe prej asaj kohe vazhdon ta ushtrojë funksionin në Prokurorinë e Rrethit Mat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *