Skeda e pasurisë së deklaruar – Teuta Hoxha – gjyqtare e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Teuta Hoxha – gjyqtare e Tiranës

Gjyqtarja Teuta Hoxha e Gjykatës së Rrethit Tiranë do të përballet të hënën më 11 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici,Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Gjyqtarja Teuta Hoxha ka një karrierë 22-vjeçare në sistemin e drejtësië. Që prej vitit 2000 ajo kryen funksionin si gjyqtarë në Gjykatën e Rrehti Gjyqësor, Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Teuta Hoxha nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Pasuria para fillimit të detyrës është 0; Pasuria bruto me datë 31.12.2016 është 23 milionë lekë.  Rritja mesatare vjetore e pasurisë familjare të subjektit është 1,797,477 Lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga likuiditete në bankë me vlerë 10.6 milionë lekë, 721 mijë lekë pasuri të luajtshme, 400 mijë lekë cash dhe 11 milionë pasuri të paluajtshme.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 54.5 milionë lekë, nga të cilat 21.7% kanë si burim pagën e subjektit, 6.8% pagat e familjarëve, si dhe 68% të ardhurat nga biznese.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” se gjyqtarja Teuta Hoxha, gjatë periudhës deklaruese 2004-2016 ka kryer transaksione huadhënie dhe huamarrje jashtë sistemit bankar. Në vitin 2005 deklaron $5,000 USD huadhënie, ndërsa në vitin 2008 rreth 45,000 euro huamarrje nga persona të afërm, pa afat dhe pa interes me marrëveshje verbale. Huamarrja ka shërbyer si burim i pjesshëm për blerje zyre nga bashkëshorti në të njëjtin vit me vlerë totale 8,9 milionë lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *