Aurel Celibashi pas vendimit të KPK. Foto: LSA.
KPK Lajme

KPK konfirmon ndihmësin ligjor, Aurel Celibashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 28 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Aurel Celibashi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore më 26 mars, Celibashi mori vlerësim pozitiv në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe për profesionalizmin. Po ashtu, u konstatua se edhe analiza financiare e përgjithshme paraprake kishte rezultuar me bilanc pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *