Prokurori Arian Muçaj pas konfirmimit në detyrë. Foto: LSA.
KPK Lajme

Prokurori Arian Muçaj konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 28 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arian Muçaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.

Gjatë seancës dëgjimore më 26 mars, Muçaj dha shpjegime të përmbledhura për disa gjetje në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit.

Arian Muçaj e ka nisur karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 1997 dhe në vitin 2015 u emërua si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Në qershor të vitit 2023, ai u transferua në Prokurorinë e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë përmes procedurës së lëvizjes paralele.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *