Skeda e pasurisë së deklaruar – Pranvera Stafa – Prokuroria e Elbasanit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Pranvera Stafa – Prokuroria e Elbasanit

Prokurorja Pranvera Stafa Selita e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po përballet të hënën më 4 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.

Pranvera Stafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989. Ajo punon prej më shumë se dy dekadash si prokurore pranë Prokurorisë së Elbasanit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Pranvera Stafa (Selita) nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Pranvera Stafa Selita.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Pranvera Stafa deklaronte pronësinë e dy apartamenteve të përfituara përmes privatizimit, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 14.2 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 6.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 6 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 1.4 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 506 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 38.5 milionë lekë, nga të cilat 60% kanë si burim pagën e subjektit, 20% pagat e familjarëve dhe 19% e totalit rrjedh nga burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” deklarimin mbi burimet e blerjes së një apartamenti në vitin 2004.

Në mars të vitit 2004, subjekti Pranvera Stafa deklaron shtesë pasurie një apartament 2+1 me vlerë 50 mijë, pa cilësuar llojin e monedhës dhe burimin financiar. Bazuar në çmimet e referencës për periudhën, në analizën e mësipërme shuma e apartamentit është trajtuar në euro.

Në vitin 2007, bashkëshorti i subjektit deklaron të ardhura në vlerën e 400 mijë lekëve nga lojërat e fatit.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *