Pranvera Stafa Selita
KPK Lajme Veting

Shtyhet seanca dëgjimore për prokuroren Pranvera Stafa Selita

Seanca dëgjimore për prokuroren e Elbasanit, Pranvera Stafa Selita e planifikuar për t’u zhvilluar të hënën më 4 mars në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, u shty me kërkesë të vetë subjektit të rivlerësimit me argumentin se përfaqësuesi ligjor i zgjedhur prej saj nuk kishte mundur të ishte i pranishëm. Pasi kryesuesja e trupës së KPK, Etleda Çiftja prezantoi të pranishmit dhe procedurën për zhvillimin e seancës dëgjimore, Selita bëri me dije se kishte zgjedhur që të përfaqësohej nga avokati Fatmir Lushi në procesin e rivlerësimit.

Ajo shpjegoi se Lushi e kishte njoftuar se e kishte të pamundur të ishte i pranishëm pasi gjendej në të njëjtën kohë në një gjykim penal në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Duke parashtruar se e kishte të nevojshme që të mbrohej nga avokati i saj, ajo kërkoi shtyrjen e seancës – kërkesë që u gjet e drejtë nga Komisioni që caktoi seancën e radhës për më datë 6 mars, në orën 10:00.

Pranvera Stafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989. Ajo punon prej më shumë se dy dekadash si prokurore pranë Prokurorisë së Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *