Seanca ndaj ish-prokurorit Besnik Cengu në KPA
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Bardhok Lleshi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën vendimin e marrë më 19 shtator për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurorit të Lezhës, Bardhok Lleshi. Vendimi u mor në dhomë këshillimi në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, […]

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Nure Dreni në seancën dëgjimore para KPK. Foto: Malton Dibra/LSA
Analiza KPA

Kolegji u nda në vlerësimin e pasurisë së Nure Drenit

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që shqyrtoi ankimin e ish-gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nure Dreni, ndaj vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin e saj, është ndarë me qëndrime të ndryshme. Shkarkimi Drenit mbeti në fuqi me votat e kryesueses Natasha Mulaj, relatores Rezarta Schuetz […]

Gjyqtari Kastriot Gramshi pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPA

Dy qëndrimet e KPA në rivlerësimin e Kastriot Gramshit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në rivlerësimin e ish-gjyqtarit të Tiranës, Kastriot Gramshi duke paraqitur arsyetime të ndryshme përsa i përket burimeve të pasurive të tij dhe shpenzimeve, ku shumica e shkarkoi për deklarim të pamjaftueshëm, ndërsa pakica çmoi se duhej të kishte qëndruar në detyrë, pavarësisht pasaktësive në deklarime. Kastriot Gramshi […]

????????????????????????????????????
Analiza KPA

KPA me tre mendime për ish-gjyqtaren Fjoralba Prifti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti, megjithëse i rrëzoi si të pabazuara dy prej konkluzioneve të arritura në shkallën e pare të vetingut. Ndërkohë, dy prej anëtareve të trupit gjykues të Kolegjit kanë […]

Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi vendimin për ish-këshilltaren ligjore, Ornela Xhembulla

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 27 korrik lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për ndërprerjen e vetingut të ish-ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ornela Xhembulla, si dhe të sanksionit që i ndalon asaj rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga […]