Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi 15 dhjetor 2023 të largojë nga sistemi drejtësië gjyqtarin e Beratit, Pëllumb Zaimi, duke e përmbysur vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e tij në detyrë. Zaimi u konfirmua më 18 tetor 2022, pasi KPK nuk i gjeti penalizuese balancat negative për dy vite, […]
Tag: Mosdeklarim
Prokurori Petrit Vukaj jep shpjegime për barrat e provës në të tre kriteret
Prokurori Petrit Vukaj i Prokurorisë së Fierit u përball të hënën më 10 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës që i ishin kaluar në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Procesi i vetingut për prokurorin Vukaj […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rita Gjati
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 5 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Kukësit, Rita Gjati. Megjithëse disa prej konkluzioneve të Komisionit nuk janë konstatuar të pabazuara, Kolegji konkludoi se Gjati rezulton të ketë kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe figurës. Ndërkohë, problemet […]
Mungesa e burimeve financiare të Tomorr Kullollit për pasurinë u konfirmua dhe në KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e ka gjetur të të drejtë shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Tomorr Kullolli për mosjustifikimin e krijimit të pasurive me burime financiare të ligjshme. Po ashtu, KPA ka gjetur të pabazuar dhe kërkimin e subjektit për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, si dhe nuk janë evidentuar shkelje […]
Prokurorja Rita Gjati kundërshton vendimin e KPK për shkarkimin e saj
Prokuroria e Kukësit, Rita Gjati e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 19 mars 2021 për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, paraqiti të hënën më 27 maj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, shkaqet e ankimit të saj kundër largimit nga detyra. Ajo pretendoi shkelje të rënda procedurale në […]
KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e Kreshnik Omarit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Kreshnik Omari për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe konfirmoi pamundësinë financiare dhe dyshimet e ngritura për fshehje pasurie në emër të prindërve. Në vendimin e arsyetuar të KPA analizohen shkaqet e ngritura në ankim prej Omarit, […]





