Prokurori i Tiranës, Armand Gurakuqi paraqiti të hënën më 27 tetor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA parashtrimet e tij lidhur me një hua dhe një kontratë bashkëpunimi të bashkëshortes së tij, për të cilat Kolegji vendosi vijimin e gjykimit në seancë publike, me qëllim konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike […]
Tag: Prokuroria e Rrethit Tiranë
Prokurori Elidon Hysenaj drejt konfirmimit në KPA
Drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të vendimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Elidon Hysenaj. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare shtesë në çështjen e vetingut të prokurorit Hysenaj, prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, deklaroi të premten më 24 tetor, se mbeten ende të paqarta qëndrimet e subjektit […]
KPA shkarkon nga detyra prokuroren Mirela Zavalani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 24 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani, duke e gjetur të drejtë kërkimin përfundimtar të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, për largimin e këtij subjekti rivlerësimi nga sistemi i drejtësisë. Mirela Zavalani u konfirmua në detyrë më 15 qershor […]
Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 17 tetor vendimin për pushimin e gjykimit të çështjes së vetingut të prokurorit të Tiranës, Ylli Pjetërnikaj, prej nga mori formë të prerë konfirmimi i tij në detyrë. Prokurori Ylli Pjetërnikaj u konfirmua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 27 prill të vitit 2023, […]
SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për prokurorin Ylli Pjetërnika
Drejtuesi i SPAK ndryshoi kërkimin lidhur me vetingun e prokurorit të Tiranës, Ylli Pjetërnika gjatë seancës që u zhvillua të mërkurën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson Dumanin në këtë çështje parashtroi konkluzionet përfundimtare lidhur me ankimin ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë […]
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Elidon Hysenaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 23 shtator me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Elidon Hysenaj. Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, u shpreh se u qëndronte shkaqeve të ankimit dhe vërejti se aktet e gjendura në fashikull lidhur me rrethanat […]






