Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 15 dhjetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako. Prokurori Kodian Braho deklaroi se u qëndronin në parim shkaqeve të ankimit për profesionalizimin dhe etikën dhe kërkoi shkarkimin e prokurorit Tako për cënim të besimit të publikut tek drejtësia. […]
Tag: Prokuroria e Rrethit Tiranë
KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi, duke i konsideruar gjetjet në aspektin profesional të pamjaftueshme për të dërguar subjektin për trajnim njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës, ashtu si kërkoi drejtuesi i SPAK, Altin Dumani. Arben Agovi u […]
Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin Arben Agovi
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani e ndryshoi qëndrimin e tij përfundimtar në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi, duke kërkuar të martën dërgimin e tij për trajnim njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës, ndryshe nga kërkimi për shkarkim nga detyra gjatë parashtrimeve një javë më parë. Prokurori Klodian Braho që përfaqëson Dumanin në […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Armand Gurakuqi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Armand Gurakuqi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Vendimi për largimin përfundimtar nga sistemi i drejtësisë të prokurorit Gurakuqi, u mor pas shqyrtimit në dhomë […]
Konfirmimi i prokurorit Elidon Hysenaj mbetet në fuqi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 28 tetor vendimin për pushimin e çështjes së vetingut ndaj prokurorit të Tiranës, Elidon Hysenaj, prej nga mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë i tij. Pushimi i çështjes vjen pas kërkimit përfundimtar të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, për lënien në fuqi të vendimit për […]
Prokurori Armand Gurakuqi jep shpjegime përpara Kolegjit
Prokurori i Tiranës, Armand Gurakuqi paraqiti të hënën më 27 tetor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA parashtrimet e tij lidhur me një hua dhe një kontratë bashkëpunimi të bashkëshortes së tij, për të cilat Kolegji vendosi vijimin e gjykimit në seancë publike, me qëllim konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike […]




