Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për prokuroren Anila Galanxhi (Pappa), e cila dha dorëheqjen pasi kërkoi disa herë shtyrjen e seancës dëgjimore.
Tag: Prokuroria e Rrethit Tiranë
‘I fyer nga Jacobs’: Besim Hajdarmataj kundërshton pikëpyetjet e ONM
Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli hetimin gjyqësor për ish-shefin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj –pasi ky i fundit kundërshtoi analizën financiare dhe pikëpyetjet e ONM mbi profesionalizmin.
Prokurori i Tiranës, Isa Jata përballet me vetingun
Prokurori i Tiranës, Isa Jata u pyet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për disa gjetje në kriterin e pasurisë dhe një denoncim. Jata pranoi pasaktësi në deklarimet vjetore dhe kërkoi konfirmim në detyrë.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Isa Jata – Prokuroria e Tiranës
Prokurori Isa Jata i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.
KPK njoftoi shkarkimin e Ervin Karanxhës në një seancë me përplasje
Garda shoqëroi jashtë dy avokatët e prokurorit Ervin Karanxha që protestuan zhurmshëm kundër shpalljes së vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. KPK njoftoi shkarkimin e Karanxhës, pasi rrëzoi një sërë kërkesash të tij.
KPK gjen mungesë të burimeve financiare për prokurorin Ervin Karanxha
Pas një serie kërkesash për përjashtimin e dy komisionereve dhe të gjithë trupit gjykues, KPK relatoi gjetjet për prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, të cilat lidheshin kryesisht me mungesën e 3.4 milionë lekëve në analizën financiare si dhe ‘hetime të kufizuara’.