Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook
Lajme

Kalon për gjykim çështja penale në ngarkim të ish-kryetares së Bashkisë Patos

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 28 qershor kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të ish-kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj dhe vartësve të saj. Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani në seancë paraprake, i cili e ka gjetur të […]

Aurel Zarka, prokuror | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Aurel Zarka

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë të premten më 28 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Zarka pati një seancë të shkurtër dëgjimore një ditë më herët,  gjatë së cilës dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka […]

Gjyqtarja Vjollca Spahiu pas vendimit të KPK. Foto | LSA
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Vjollca Spahiu

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Vjollca Spahiu u konfirmua në detyrë të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në të tri kriteret. Spahiu, që ka shërbyer një pjesë të madhe të karrierës në Kukës dhe u transferua në Tiranë në vitin 2014, iu nënshtrua gjatë një seance dëgjimore një sërë pyetjesh në […]

Komisioneri Publik Florian Ballhysa gjatë një seance në KPA. Foto:Vladimir Karaj
Artikull kryesor ! KP Lajme

Komisionerët Publikë kërkojnë transferimin e Njësisë Ligjore në SPAK

Mandati i dy organeve të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si procesi i “Vetingut”, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë përfundon në dhjetor 2024 dhe kompetencat e tyre kushtetuese kalojnë tek këshillat drejtues dhe drejtuesi i SPAK. Drejtuesi i SPAK, sipas Kushtetutës, do të ketë detyrën përfaqësimin e çështjeve në […]

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryetari i nënkomisionit të dizinformimit, Erjon Braçe | Foto: LSA
Blog

Fantazma e dizinformimit nuk mund të shmangë problemet reale të medias dhe informimit

Deputetët socialistë të Kuvendit të Shqipërisë themeluan pa pjesëmarrjen e opozitës një komision që i ka vënë vetes një detyrë të madhe, të luftojë, duke u konsultuar me SHBA, NATO, BE, mediat, organizatat e të drejtave, etj. etj., “dezinformimin [SIC] dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. Le t’i […]

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj gjatë leximit të raportit. Foto kortezi nga Kuvendi i Shqipërisë.
Analiza Artikull kryesor !

Verifikimi i ‘dyfishtë’ mban peng vakancat në kupolën e drejtësisë

Kuvendi shpalli vjet në korrik thirrjen për aplikime nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile për 6 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por kur po bëhet gati një vit nga nisja e procesit, përzgjedhja e anëtarëve të rinj duket ende larg. Mandati i 3 anëtarëve të KLGJ […]