Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Klement Kajana u përball të premten më 17 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur pak kohë pas një seance të shkurtër gjatë së cilës nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, u konfirmua në detyrë. Procesi i vetingut për Kajanën u […]
Tag: Roland Ilia
Kaliona Nushi, ndihmëse në Gjykatën Kushtetuese u konfirmua nga KPK
Kaliona Nushi, me detyrë ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, u konfirmua në detyrë të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas një seance dëgjimore që zgjati vetëm 15 minuta. Trupa e KPK, e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatorë Roland Ilia dhe anëtare Genta Tafa Bungo, e njoftoi vendimin e konfirmimit po të enjten […]
KPK e shkarkoi prokurorin Dritan Gripshi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë
Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më datë 27 mars, pasi Komisioni konkludoi se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Ndërkohë, ai arriti nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe u vlerësua i aftë profesionalisht. Vendimi për shkarkimin e Gripshit u mor […]
Diskriminimi gjinor, ONM rekomandon pezullimin dhe riedukimin e prokurorit Erjon Shqarri
Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i kërkuan Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Erjon Shqarri. Rekomandimi që u publikua të mërkurën nga Komisioneri Publik, është fokusuar te problemet e gjetura në hetimin e një rasti përndjekjeje në vitin 2016. Rasti kishte të bënte […]
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Erjon Shqarri
Prokurori i Vlorës Erjon Shqari pati një seancë të lehtë dëgjimore të martën dhe u konfirmua në detyrë branda ditës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Hetimi i KPK për Shqarrin, sidomos sa i përket kritereve të pasurisë dhe figurës ishin përsëritje e hetimeve dhe qëndrimeve të mbajtura gjatë rivlerësimit të bashkëshortes së tij prokurores […]
Prokurori Ilir Hoxha u shkarkua për cënim të besimit të publikut tek drejtësia
Prokurori i Durrësit, Ilir Hoxha u shkarkua më 22 janar, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se ai ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë, megjithëse problemet e konstatuara për secilin kriter rivlerësimi nuk përbënin më vete shkak për shkarkim nga detyra. Sipas KPK, pamundësia e burimeve financiare para […]