Resorti “Marina Bay” është i ndërtuar rreth një pishine ekzotike buzë detit Jon në gjirin e Vlorës dhe njihet për luksin, kokteilet dhe festat e zhurmshme. Resorti ofron gjithashtu shërbime më pak të dukshme – mes së cilave edhe një sallë konferencash që reklamohet për takime prestigjoze dhe mbledhje të ‘shoqërisë së lartë’. Në fund […]
Tag: Shqipëri
Çirakët e drogës: Si shfrytëzohen minorenët nga rrjetet e organizuara kriminale
Natën e 26 nëntorit 2020, Valbona* u shtang kur hapi derën e shtëpisë dhe pa një grup policësh, të cilët i thanë se ‘çuni është kapur me drogë’. Nënë e divorcuar e një djali 15-vjeçar, Valbona po përballej asokohe me orare të zgjatura në punë dhe me problemet e të birit me shkollën për shkak […]
Gjuetia e paligjshme shënoi rekorde të reja gjatë pandemisë
Në zonën ligatinore pranë fshatit Rinia – 12 kilometra në veri të qytetit të Durrësit, gjuetarët shfaqen në muzg dhe fshihen në fushejëza të ndërtuara mbi cektinë. Fushejëzat janë platforma të kamufluara të thjeshta të ndërtuara mbi kolona druri, në të cilat gjuetarët fshihen dhe i bëjnë pritë shpendëve të egër. Ato përdoren gjatë ditës […]
Bilanci i OFL i heq lustrën luftës së qeverisë kundër krimit të organizuar
Me regji të gatshme nga filmat policeskë, resorti me mermer të bardhë u rrethua nga policë me kapuçë të zinj, ndërsa një zëdhënëse policie e shpalli atë pronën e parë të sekuestruar përmes një ligji special të qeverisë, që synonte goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Kompleksi luksoz i reklamuar për dasma fitoi reputacion […]
Kriza e magjistratëve rrezikon rimëkëmbjen e drejtësisë në Shqipëri
Gjatë pesë viteve të shpenzuara në një konflikt gjyqësor, Hakil Troci nuk ka mundur të shkelë më shumë se njëherë brenda sallës së gjyqit. Në mesin e korrikut, i moshuari me origjinë nga Dibra, banor prej fillimit të viteve ’90 në kryeqytet, po konsumonte një tjetër akt zvarritjeje në Gjykatën Civile të Tiranës. Troci i […]
Hije nepotizmi dhe konflikti interesi në ‘qeverinë e re’ të drejtësisë
Tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë akuzohen për ‘konflikt të rëndë interesi’ në vendimmarrjen e tyre për promovimin e prokurores Elisabeta Imeraj në mars të këtij viti, pasi kishin punësuar më parë familjarët e tyre në administratën e Prokurorisë së Tiranës. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në kohën e votimit […]






