Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Edmond Shytko

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 28 shtator lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Korçës, Edmond Shytko. Vendimi u mor të mërkurën në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza […]

Prokurori Kujtim Luli në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Kujtim Luli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të hënën për disa orë kundërshtimet e prokurorit Kujtim Luli ndaj ankimit të Komisionerit Publik që kërkon prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e tij nga detyra. Prokurori Luli foli gjatë në seancë, por kryesisht me intonacion të ulët dhe nuk u dëgjua qartë. […]

Gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Mustafa pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPA

Argumentet e KPA për shkarkimin e Shkëlqim Mustafës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi më 4 prill 2023 që të linte në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Mustafa për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Ndërsa anëtarja Natasha Mulaj në pakicë vlerësoi se Mustafa duhej të qëndronte në detyrë. Sipas vendimit të arsyetuar, Kolegji mori në shqyrtim […]

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Nure Dreni në seancën dëgjimore para KPK. Foto: Malton Dibra/LSA
Analiza KPA

Kolegji u nda në vlerësimin e pasurisë së Nure Drenit

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që shqyrtoi ankimin e ish-gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nure Dreni, ndaj vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin e saj, është ndarë me qëndrime të ndryshme. Shkarkimi Drenit mbeti në fuqi me votat e kryesueses Natasha Mulaj, relatores Rezarta Schuetz […]

Gjyqtari Kastriot Gramshi pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPA

Dy qëndrimet e KPA në rivlerësimin e Kastriot Gramshit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në rivlerësimin e ish-gjyqtarit të Tiranës, Kastriot Gramshi duke paraqitur arsyetime të ndryshme përsa i përket burimeve të pasurive të tij dhe shpenzimeve, ku shumica e shkarkoi për deklarim të pamjaftueshëm, ndërsa pakica çmoi se duhej të kishte qëndruar në detyrë, pavarësisht pasaktësive në deklarime. Kastriot Gramshi […]