Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Edmond Shytko

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 28 shtator lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Korçës, Edmond Shytko. Vendimi u mor të mërkurën në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Shytkos ndaj vendimit të Komisionit.

Edmond Shytko u shkarkua nga detyra më 28 shtator 2022, pasi nga hetimi administrativ u konstatuan probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe se kishte arritur nivel kualifikues në aspektin profesional.

Edmond Shytko e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Rrethit Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *