Analiza Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Pasuritë e të afërmve të kreut të Gjykatës Kushtetuese ndajnë KPK-në

Zbardhja e vendimit të KPK-së për konfirmimin në detyrë të kreut e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja tregon se brenda Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka dy arsyetime të ndryshme për sa i përket mënyrës se si do të cilësohen pasuritë e të afërmve të subjekteve të rivlerësimit të fituara në emigracion. 

Analiza Kolegji i Posaçëm i Apelimit

Veting edhe pas dorëheqjes? KPA e ndarë në qëndrime për rastin “Llalla”

Zbardhja e vendimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla tregon se Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndau qëndrime të ndryshme nëse duhej kryer apo jo procesi i rivlerësimit edhe pas dhënies së dorëheqjes, duke e lënë të hapur diskutimin për rastet e tjera të ngjashme të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Gjyqtari Ndreca përballet me akuza për pasurinë dhe kontakte të papërshtatshme

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasuri të pajustifikuara dhe të padeklaruara nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca si dhe mosdeklarimin prej tij të procedimit penal të kunatit-ndërkohë që gjyqtari u mbrojt me argumentin se vepra penale e tij nuk është krim i organizuar.