Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se prokurori i Sarandës, Lorenc Mërkuri ka fshehur pasuritë duke mos i deklaruar në vite si dhe ka cenuar besimin e publikut. Mërkuri e kundërshtoi barrën e provës për pasurinë, si dhe një raport negativ të DSIK-së për figurën.
Month: December 2023
Kontratat mbi dy apartamente vënë në vështirësi gjyqtarin Izet Dushaj
Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Izet Dushaj u përball në KPK me barrë prove mbi kontratat për shit-blerjen e dy apartamenteve, ndërsa u gjet me një bilanc negativ prej 11 milionë lekësh. Dushaj mohoi problemet dhe kërkoi hetim në dy kriteret e tjera.
KPA lë në fuqi vendimin e konfirmimit të prokurorit Petrit Çanon
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi pretendimet e Komisionerit Publik për “cënim të besimit të publikut te drejtësia” nga prokurori Petrit Çano dhe rrëzoi si të paverifikuar dhe jashtë kontekstit një raport nga DSIK që e cilësonte subjektin si të papërshtatshëm.
KPK vendosi shkarkimin e prokurorit të Vlorës Erjon Çelaj
Erjon Çelaj u shkarkua pasi u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me probleme të pasurisë dhe në kriterin e figurës në lidhje me udhëtimet me një person me precedentë penalë. Çelaj i mohoi gjetjet.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Semiramis Hoxholli – Gjykata Administrative Tiranë
Gjyqtarja Semiramis Hoxholli e Gjykatës Administrative të Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë nga viti 2015 deri në fund të vitit 2019.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Lorenc Mërkuri – Prokuroria e Sarandës
Prokurori Lorenc Mërkuri i Prokurorisë së Sarandës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.