Gjyqtarja Damiela Goxha u vlerësua pozitivisht për figurën dhe nuk u eviedentuan probleme për profesionalizmin. Komisioni nuk konstatoi probleme për pasuritë e saj, por u relatuan gjetje për disa transaksione të prindërve dhe vëllezërve, për të cilat subjekti dha shpjegime.
Month: April 2026
Bilanci i OFL i heq lustrën luftës së qeverisë kundër krimit të organizuar
Me regji të gatshme nga filmat policeskë, resorti me mermer të bardhë u rrethua nga policë me kapuçë të zinj, ndërsa një zëdhënëse policie e shpalli atë pronën e parë të sekuestruar përmes një ligji special të qeverisë, që synonte goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Kompleksi luksoz i reklamuar për dasma fitoi reputacion […]
Gjyqtari Izet Dushaj shkarkohet për problemet me pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në unanimitet të rrëzojë kërkesën e gjytarit të Apelit të Durrësit, Izet Dushaj për riçeljen e hetimit për figurën dhe profesionalizmin dhe e shkarkoi atë për problemet me pasurinë.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Damiela Goxha – Gjykata e Kavajës
Gjyqtarja Damiela Goxha e Gjykatës së Kavajës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj.
Mosdeklarimi i dënimit të vëllait vë në vështirësi gjyqtaren Semiramis Hoxholli
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Tiranës Semiramis Hoxholli u përball në KPK me pyetje rreth mosdeklarimit të dënimit të vëllait të saj në Greqi për trafik droge, ndërsa iu kërkuan shpjegime për një transfertë që kishte kryer për llogari të një pedagogu të saj drejt Kinës.
Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me 2 vjet burg, por nuk dihet se ku ndodhet
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 2 vjet burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla si dhe t’i konfiskojë pasurinë. Llalla nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit, por avokati i tij, Sokol Hazizaj […]






