Skeda e pasurisë së deklaruar –Damiela Goxha – Gjykata e Kavajës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Damiela Goxha – Gjykata e Kavajës

Gjyqtarja Damiela Goxha e Gjykatës së Kavajës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj.Gjyqtarja e Gjykatës së Kavajës, Damiela Goxha do të përballet të enjten më 23 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj.

Damiela Goxha ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitet 2014-2015, Goxha ka punuar si ndihmëse ligjore në Gjykatë të Lartë dhe prej vitit 2017 e kryen funksionin në Gjykatën e Kavajës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Damiela Goxha nga viti 2012 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Damiela Goxha.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2012, gjyqtarja Damiela Goxha zotëronte pasuri me vlerë 1 milion lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj është 1.6 milionë lekë.

Goxha zotëron në fund të vitit 2016 një automjet me vlerë 980 mijë lekë, kursime në cash prej 600 mijë lekësh si dhe likujditete bankare prej 42 mijë lekësh.

Të ardhurat e deklaruara për periudhën janë 4 milionë lekë dhe kanë si burim në 100% të tyre pagën nga funksioni i gjyqtares.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarimi Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *