Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine, gjatë seancës dëgjimore të kreut te gjykatws Sarandë, Alltun Çela | Foto : BIRN
KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtarit të Sarandës Alltun Çela

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i njoftoi se kishte vendosur në dhomë këshillimi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin e ish-gjyqtarit të Sarandës Alltun Çela.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine, gjatë seancës dëgjimore të kreut te gjykatws Sarandë, Alltun Çela | Foto : BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi se kishte vendosur në dhomë këshillimi të linte në fuqi vendimin e janarit 2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Sarandës Alltun Çela. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë i dha formë të prerë shkarkimit të Çelës. “Lënien në fuqi të vendimit nr. 95, datë 08.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alltun Çela. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e KPK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikoimit vendosi shkarkimin e Çelës pasi i gjeti atij një sërë shkeljesh në të tre kriteret e rivlerësimit.  Vendimi i Komisionit tregon se kryetari i shkarkuar i Gjykatës së Sarandës Alltun Çela, u penalizua po ashtu edhe për shkak të qëndrimeve të tij, ndërsa KPK thotë se ai bëri “deklarim të rremë përpara Komisionit”.

Sipas vendimit, shkarkimi i gjykatësit u vendos pasi ai u gjet kishte bërë deklarim “të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë”, ishte i “papërshtatshëm në kriterin e pastërtisë së figurës” dhe po ashtu u konsiderua me “cilësi të papranueshme në punë, gjykim të dobët dhe nuk është efektiv”.

Konflikt interesi e deklarime të rreme, KPK “kapi” Alltun Çelën me fjalët e tij

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *