Kolegji konkludoi unanimisht se prokurori i Tiranës Anton Martini ka kryer deklarim të pasaktë për burimet e një kësti të apartamentit që zotëron, ndërkohë që është ndarë për procedurën e shqyrtimit të kundërankimit të subjektit për afatet e ankimit dhe gjetjet mbi cënimin e besimit të publikut tek drejtësia.
Month: April 2026
Gjyqtarja e Kavajës Diamela Goxha kalon shkallën e parë të vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Kavajës, Diamela Goxha.
KPK i vlerësoi jo shkarkuese pasaktësitë e prokurorit Isa Jata në deklarimet e pasurisë
Qëndrimi bashkëpunues dhe deklarimi në kohë reale i një kontrate porosie formale për një apartament pasi nuk dispononte hipotekë, kanë qartësuar e bindur Komisionin se prokurori i Tiranës Isa Jata nuk është përpjekur të fshehë apo paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë e tij me qëllim për të justifikuar ligjshmërinë e burimeve të krijimit të […]
KPK: Prokurori Arben Smaçi kreu deklarim të rremë për çmimin e apartamentit
Procesi i vetingut për prokurorin e Shkodrës Arben Smaçi zbuloi se ai kishte kryer deklarim të rremë për çmimin e një apartamenti në Tiranë, që pretendonte se e kishte blerë në shumën 50 mijë euro, në të njëjtën ditë që shitësi e kishte blerë vetë për 90 mijë euro.
Gjyqtarja Semiramis Hoxholli shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykats Administrative të Tiranës, Semiramis Hoxholli.
Bazuar në rekomandimin e ONM-së, Komisioneri kërkon shkarkimin e prokurores Natasha Prifti
Komisioneri Publik Darjel Sina, bazuar dhe në rekomandimin e ONM-së, e konsideron të gabuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti Shallapi dhe kërkon shkarkimin e saj nga detyra.






