Diamela Goxha, gjyqtare e gjykatës së Kavajës. Foto:BIRN.
KPK Lajme Vendi

Gjyqtarja e Kavajës Diamela Goxha kalon shkallën e parë të vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Kavajës, Diamela Goxha.

Diamela Goxha, gjyqtare e gjykatës së Kavajës. Foto:BIRN.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënë vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Kavajës, Diamela Goxha. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të enjten më 23 shtator në KPK, Goxha u vlerësua pozitivisht për figurën dhe nuk u evidentuan probleme për profesionalizmin. Megjithëse Komisioni nuk evidentoi probleme për pasuritë e gjyqtares, në seancë u relatuan gjetje për disa transaksione të prindërve dhe vëllezërve, për të cilat subjekti dha shpjegime.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Diamela Goxha u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Diamela Goxha ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitet 2014-2015, Goxha ka punuar si ndihmëse ligjore në Gjykatë të Lartë dhe prej vitit 2018 e kryen funksionin në Gjykatën e Kavajës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *