Prokurori Kujtim Luli në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA rrëzon kërkesën e prokurorit Kujtim Luli për pavlefshmëri të ankimit të komisionerit publik

Kërkesa e prokurorit Kujtim Luli për të mbyllur proceduralisht ankimin ndaj vendimit të konfirmimit të tij në detyrë përmes pretendimit se një prej komisionerëve publikë ka qenë në kushtet e konfliktit të interesit në çastin e ankimimit, u hodh poshtë nga trupa gjykuese e KPA-së të martën, duke vijuar për rrjedhojë me pretendimet e palëve. […]

Skeda e pasurisë së deklaruar –Merita Selimi –Prokuroria e Lushnjes
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Merita Selimi –Prokuroria e Lushnjes

Prokurorja Merita Selimi e Prokurorisë së Lushnjes do të përballet të martën më 25 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj. Merita Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka […]

Gjyqtarja Irena Brahimi pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Irena Brahimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 24 korrik vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit, Irena Brahimi, duke rrëzuar kërkimin përfundimtar të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa për shkarkimin e saj. Gjyqtarja Irena Brahimi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 21 korrik […]

Gjyqtari Vladimir Skënderi pas vendimit të shkarkimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK largon nga detyra gjyqtarin e Durrësit, Vladimir Skënderi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 24 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Durrësit, Vladimir Skënderi. Vendimi nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon. Kur relatorja Bekteshi nisi të shpallte vendimin, gjyqtari Skënderi u shpreh se po paraqiste […]

Gjyqtari Ervin Pollozhani pas vendimit të konfirmimit,. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtari Ervin Pollozhani konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 24 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani. Vendimi u mor unanimisht nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Gjatë seancës dëgjimore më 20 korrik, Pollozhani dha shpjegime më së […]