Xhezair Zaganjori u përball me një listë të gjatë problemesh me pasurinë, të cilat hodhën dyshime për deklarime të pasakta, kontrata fiktive me qëllim shmangien e taksave dhe burime të pamjaftueshme. Ai shpjegoi origjinën familjare të pasurive të paluajtshme: “Ndërgjegjen e kam të pastër dhe pasurinë të ligjshme”.
Author: Edmond Hoxhaj
“Piruetat” me një kredi të butë dhe pasuria e të vëllait rrezikojnë gjyqtarin Metalla
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti një seri transaksionesh fiktive të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Ervin Metalla me qëllim përfitimin e padrejtë të një kredie të butë. Gjyqtari refuzoi gjithashtu të merrte përsipër barrën e provës për të vëllanë-i cili zotëron dy apartamente dhe 101 mijë euro bono thesari.
Prokurorja Antoneta Sevdari kalon pa probleme testin e pasurisë dhe të figurës
Ndërsa kaloi pa asnjë problem dy kriteret e rivlerësimit, vetingu për prokuroren Antoneta Sevdari u ndal edhe tek një hetim i kryer prej saj ndaj një zyrtari të kallëzuar për deklarim të rremë të pasurisë-hetim i cili u pushua nga gjykata dhe nuk u apelua në kohë.
Gjyqtarja e Apelit Nertina Kosova drejt konfirmimit në detyrë
Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda Nertina Kosova, njëherazi kandidate për KLGJ, pritet të konfirmohet në detyrë pasi hetimi administrativ i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk ka konstatuar probleme për sa i përket tre kritereve të rivlerësimit.
Revokimi i dy vizave amerikane shenjon vetingun e gjyqtarit Artan Zeneli
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli u cilësua “i papërshtatshëm” pasi nuk deklaroi heqjen e njërës vizë amerikane, ndërkohë që KPK gjeti mospërputhje të shumta edhe në deklaratat e tij të pasurisë. Gjyqtari pretendoi se pasuria e tij ka burime të ligjshme dhe shpjegoi arsyen e mosdeklarimit të heqjes së vizës.
Pasuritë e pajustifikuara dhe dënimi i nipit si “sekser” rrezikojnë Gani Dizdarin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasuri të pajustifikuara dhe të padeklaruara nga Dizdari dhe e bija si dhe kontaktet e papajtueshme me nipin e tij të dënuar për ndikimin e një vendimi për vrasje në Gjykatën e Lartë. Avokati i Dizdarit kërkoi konfirmimin: Për gjashtë muaj del në pension.






