Vendimi i arsyetuar i KPK-së rendit si shkaqe të shkarkimit të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta “deklarimin e pamjaftueshëm” të kostove reale të ndërtimit të dy shtëpive në truallin e trashëguar nga babai si dhe të të ardhurave të përfituara ndër vite nga qiraja.
Author: Edmond Hoxhaj
Dy ‘persona të lidhur’ me Besnik Muçin, të proceduar nga Prokuroria
Raporti i deklasifikuar i DSIK-së tregoi se ndërtuesi ndaj të cilit prokurori Besnik Muçi kishte një detyrim prej 21 mijë eurosh si dhe shitësi i makinës ishin proceduar nga Prokuroria për krime që s’kanë lidhje me krimin e organizuar. Muçi kërkoi përjashtimin e raportit si provë, por KPA vendosi të kryejë verifikime të reja.
Shpenzimet e pajustifikuara ndër vite i kushtuan karrierën prokurorit Ardian Ylli
Vendimi i arsyetuar i KPK-së tregon se shpjegimet mbi pasurinë nuk mjaftuan për kualifikimin e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli, i cili rezultoi me mungesë burimesh të ligjshme në vlerën e 4.1 milionë lekësh.
“I zhgënjyer totalisht”: Artur Malaj kundërshton analizën financiare të KPA
Për dy orë e gjysmë, gjyqtari Artur Malaj kundërshtoi analizën financiare të Njësisë Ligjore të KPA-së si “të njëanshme, të pasaktë dhe absurde”, por trupa gjykuese e rrëzoi si të panevojshme kërkesën e tij për një ekspert të pavarur.
Përballja e prokurorit Besnik Muçi me Kolegjin e Apelimit nis me shtyrje
Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, i cili synon njëherazi karrigen në Gjykatën Kushtetuese dhe në SPAK po përballet në shkallën e dytë të vetingut me kërkesën e Komisionerit Publik për shkarkimin e tij.
Referimi i Vladimir Marës në KLP, për mosveprim në ekstradimin e Nazer Seitajt
Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara e kaloi me lehtësi testin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës, por KPK e referoi atë për vlerësim etik dhe profesional në lidhje me rolin në ekstradimin e Nazer Seitajt si dhe përdorimin e një makine të paregjistruar.






