KPA i kërkoi gjyqtares Alma Brati të sillte një vërtetim mbi taksat që kishin paguar në Itali dy ta afërm të saj, duke nënvizuar që sigurimi i këtij informacioni me letër porosi do zgjaste afatet e procesit.
Author: Edmond Hoxhaj
KPK bëri një sy qorr gjatë rivlerësimit të prokurorit Besnik Cani
Trupa gjyqësore me relator Lulzim Hamitaj nuk është shprehur qartë për listën e gjatë të shkeljeve etike, profesionale dhe deklarimeve të pasakta mbi pasurinë të prokurorit Besnik Cani – i cili u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke cënuar sipas ONM-së besimin e publikut te drejtësia.
ONM i kërkon Komisionerit Publik të apelojë konfirmimin e prokurorit Besnik Cani
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i kërkoi Komisionerit Publik të apelojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për të konfirmuar në detyrë prokurorin Besnik Cani, këshilltar i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Udhëtime private dhe zyrtare; Kolegji shtyn seancën ndaj Islamajt
Kolegji i Apelimit i ka kërkuar gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj të shprehet mbi cilësinë e udhëtimeve të tij jashtë shtetit, në mënyrë që ato të përllogariten në analizën financiare të shpenzimeve dhe të ardhurave të subjektit.
Kolegji kërkon të dhëna shtesë mbi udhëtimet e gjyqtarit Edmond Islamaj
Kolegji i Apelimit njoftoi të martën se ka kërkuar të dhëna shtesë nga sistemi TIMS për udhëtimet jashtë vendit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.
Këshilltari ligjor Adrian Shega përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti të enjten seancën dëgjimore për ish këshilltarin ligjor në Gjykatën e Lartë, Adrian Shega.






